Të martën, Kuvendi i Prizrenit mban seancë të jashtëzakonshme

Përmes faqes së saj zyrtare, Komuna e Prizrenit njofton se ,në bazë të kërkesës nr. 001-060-82606, me datën 13.06.2019, dhe në bazë të nenit 44, lidhur me nenin 43 paragrafit 1, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 30, paragrafit 1 dhe 2, të Statutit të Komunës së Prizrenit, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, thërret mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 18 qershor 2019 (e martë), në sallën për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00.

Për këtë mbledhje të jashtëzakonshme është caktuar vetëm një pikë e rendit të ditës, e cila do të jetë në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit “KF Liria” dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri, thuhet në fund të këtij njoftimi.