Te premtën, edhe Asambleja Komunale e Dragashi mban seancën e radhës

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Dragashit, Betim Merdiu, ka ftuar për pjesëmarrje në seancën e V-të për vitin 2019-të anëtarët e organit më të lartë legjislativ në këtë Komunë. Sipas njoftimit, në këtë seancë janë paraparë për rend të ditës katër pika:

1-Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga seanca e IV-të e Kuvendit Komunal të Dragashit

2- Shqyrtimi i çështjes së mbeturinave në Dragash

3- Shqyrtimi dhe miratimi i draftit të Propozim-Rregullores për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste të komunës.

4. Eventuale

Thuhet në njoftimin e bërë publik për mbajtjen e kësaj seance, nga kryesuesi i Asamblesë, Betim Merdiu.