Të premten mblidhet komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

Ditën e premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidetit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Komisioni do të mbidhet për të shqyrtuar raportin që do i dërgohet kuvendit.  Një grup deputetësh të PS i kërkojnë Komisionit hetimor të marrë në shqyrtim edhe përplasjen e Kreut të Shtetit me Parlamentin dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, raporton Lapsi.al.