Të shtëna armësh afër shkollëa teknike në Pejë 

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në rrugën e shkollës së re teknike në qytetin e Pejës.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat kanë ardhur nga disa këmbësorë, e sipas tyre ato kanë ndodhur më shumë se një herë, në afërsi të këtij objekti arsimor, ngjitur me të cilin është edhe shkolla fillore “Ramiz Sadiku”.

Policia, e cila ka dalur në vendin e ngjarjes, ende nuk na ka dhënë detaje lidhur me rastin.