Të shtëna armësh në Mitrovicë, dyshohet për të vrarë e të plagosur

Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë e dy të tjerë janë plagosur para disa minutave në Mitrovicë.

KALLXO.com mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal ushimi në këtë qytet.

Tutje KALLXO.com mëson se ka pasur një sherr mes personave të cilët gjendeshin brenda lokalit gastronomik.

Rreth rastit KALLXO.com ka tentuar të marrë informacione edhe nga Policia e Rajonit të Mitrovicës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.