Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna më armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në rrugën ” Mretëresha Teutë” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për demokrcia.com zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mretëresha Teutë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se për këtë rast policia ka identifikuar dy persona. /Demokracia.com/