Teatri “Bekim Fehmiu” hap dyert për fëmijët e Prizrenit

Teatri i Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” ka vazhduar bashkëpunimin me shkollat e Komunës së Prizrenit, me qëllim ngjalljen e dashurisë për teatrin tek fëmijët.

Sot ishte radha e nxënësve të shkollave fillore “Abdyl Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi” t’a vizitojnë teatrin dhe të argëtohen me shfaqjen për fëmijë, “Fillim me Gëzim”.

Edhe sot, fëmijët kaluan çaste të paharrueshme, duke përjetuar ndjenjën e veçantë të cilën e ofron teatri.

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ka njoftuar se do të vazhdojë me bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.