Telekomi në krizë, siguron stafin dhe familjarët e tyre me 2.3 milionë euro

Telekomi i Kosovës, muajve të fundit vazhdimisht është raportuar se është në krizë të thellë financiare për shkak të keqmenaxhimit të saj për shumë vite dhe se është në prag të falimentimit.

Megjithatë, gjendja në të cilën ndodhet, nuk e ka ndaluar menaxhmentin e kësaj kompanie që të jep tender prej 2.325.000 eurosh për mbulimin e sigurimeve shëndetësore të stafit të punësuar në Telekomin e Kosovës dhe të familjarëve të tyre.

Kujtojmë se Telekomi i Kosovës është ndër vatrat kryesore të punësimeve familjare të politikanëve të shumët kosovarë. Në të kaluarën janë publikuar lista të shumta të grave, fëmijëve, nipërve e mbesave të politikanëve që janë të punësuar në Telekomin e Kosovës.

Në njoftimin e publikuar nga institucionet e prokurimit publik, theksohet se kompania “Eurosig” është shpallur fituese e këtij tenderi me vlerën më të ulët të ofruar prej

https://e-prokurimi.rks-gov.net/Home/ClanakItemNew.aspx