Televizioni publik gjerman realizon dokumentar mbi mafinë shqiptare

ZDF, televizioni publik gjerman, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare. Reportazhi 43 minuta i gjatë mund të shihet vetëm në Gjermani.

Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e këtyre organizatave kriminale të cilat, siç thotë ZDF-ja, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod nderi dhe hakmarrjeje, transmeton tch.

Ja si e përkufizon ZDF dokumentarin: “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë. / Koha.net