Tensione në Kuvendin e Prizrenit

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Prizrenit, deri sa ishte duke dhënë përgjigje për shumë çështje të ngritura nga kuvendarët, kryetari Mytaher Haskuka, gjatë fjalimit të tij kishte edhe ndërhyrje nga kuvendarët por edhe ekzekutivi, për një moment nga ulësja e tij është ngritur kuvendari i PDK-së, Bardhi Avdaj, duke pasur një konflikt verbal me drejtorin e Shërbimeve Publike, Levent Kasemi. Fal ndërhyrjes së anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit, situata më pas u qetësua dhe seanca vijoi punimet.