Tensioni në ajër mes aeroplanëve luftarak rus dhe atyre të NATO-s

Reuters ka raportuar se një aeroplan luftarak spanjoll F-16 i NATO-s i vendosur në Lituani, i është afruar aeroplanit me të cilin po udhëtonte ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Për të larguat aeropanin e NATO-s, raportohet se janë vënë në veprim dy aeroplanë luftarakë rus Sukhoi – 27, të cilët kishin qenë në përcjellje të aeroplanit me të cilin po udhëtonte ministri rus.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në hapësirën mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, derisa aeroplani i ministrit rus po udhëtonte nga Moska drejt
Kaliningradit për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e akademisë së re ushtarake.