Tentim vrasje me armë zjarri në Prishtinë: Lëndohet një person

Një tentim vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet dy persona janë sulmuar fizikisht, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

“Pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë. Njëri nga viktimat pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës 24-orësh. / Gazeta Sinjali