Tentim vrasje në Gjilan

Një person për shkaqe ende të panjohura, është sulmuar fizikisht nga katër persona në Gjilan, ku njëri prej tyre e ka goditur në shpinë disa herë dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK.

Nuk raportohet për të arrestuar.