Tërhiqet Shaip Surdulli?

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë ka publikuar agjendën për organizimin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie në Komunën e Kamenicës.

Në njoftimin e publikuar nga Kryetari aktual i LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli theksohet se zgjedhjet në 18 nëndegët e LDK-së do të mbahen gjatë muajit qershor.

Në fund të komunikatës së Degës së LDK-së në Komunën e Kamenicës theksohet se “Kandidatët e rinjë për Kryetar të Degës së LDK-së do të kenë përparësi në këto zgjedhje”, duke lënë të kuptohet se Kryetari aktual i kësaj dege, Shaip Surdulli nuk do kandidojë edhe për një mandat.

Image may contain: text