Tërmeti 4.1 ballë me epiqendër në Vorë, lëkundjet e tokës shkaktojnë panik në Tiranë

Një tërmet relativisht i ndjeshëm ka shkaktuar panik në Shqipëri.

I regjistruar në orën 17.03 minuta, lëkundjet mësohen se kanë qenë 4.1 ballë.

Ende pa e marrë veten nga tërmeti i disa javëve më parë, shumë banorë të Tiranës kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Lëkundjet janë ndjera të forta në Tiranë, pasi epiqendra ka qenë vetëm 15 km larg kryeqytetit, në Vorë dhe thellësia e goditjes ka qenë relativisht e vogël, rreth 10 kilometra në brendësi të tokës.