Termokosi rifillon ngrohjen në Prishtinë

“Termokos”-i do ta rifillojë ngrohjen të premten pasdite, pas kërkesës së qytetarëve, ka bërë të ditur të enjten kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ngrohja për banorët e kryeqytetit u ndal të mërkuren, pasi u vendos për përfundim të sezonit. Drejtues të “Termokosit” thanë se pritej ngritje e temperaturave.

“Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 Prill, gjë që ka ndodhur dje. Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës”, shkruan Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës po ashtu ka bërë të ditur se ngrohja rifillon prapë të premten pasdite.