Tetë të vdekur dhe 644 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 644 raste të reja në 2.137 testime teste të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 8 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 644

Të shëruar ne 24 orë 365

Të shtruar në spitale 461

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2.137

Testime totale 179.842

Raste pozitive 34.944

Raste të shëruara 17.031

Raste Aktive 17.170

Humbje jete 743