Tetë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.931 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2, Kaçanik 1, Ferizaj 1, Prishtinë 1, Kamenicë 1, Gjakovë 1 dhe Suharekë 1, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,704 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 88 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 14, Gjilan 9, Podujevë 8, Ferizaj 7, Mitrovicë 6, Klinë 6, Gjakovë 6, Suharekë 5, Pejë 5, Prizren 4, Vushtrri 4, Obiliq 3, Rahovec 2, Skenderaj 2, Lipjan 2, Viti 1, Kaçanik 1, Istog 1, Gllogoc 1 dhe Fushë Kosovë 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 159,793 raste nga 1,182,206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,931 aste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 651 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 152,062 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4,800.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 763,877 persona, ndërsa me dozën e dytë 493,794 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,257,671 doza të vaksinës./lajme365.com