Tetë të vdekur nga COVID-19, janë nga këto komuna

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 8 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 1.298 numri i të vdekurve nga ky virus  në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.048 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com