Tetë të vdekur nga COVID-19, janë nga këto komuna

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 8 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 1.325 numri i të vdekurve nga ky virus  në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 774 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com