Tetovë, arrestohet ish-kryeshefi i policisë

Është arrestuar ish kryeshefi i Stacionit policor të Tetovës Rauf R, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur armë të ndryshme pa leje.

Deri tek bastisja e shtëpisë së ish kryeshefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë.

Ish kryeshefit të Policisë së Tetovës, Rauf R, sot është nxjerr para gjykatësit për procedurë paraprake në gjykatën themelore të Tetovës. / Alsat