Thaçi: A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një videokonferencë para qytetarëve të Kosovës. Ky ishte deklarimi i parë i tij, pas aktakuzës që i është ngritur nga Gjykata Speciale kundër tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për  krime lufte, shkruan LAJME365.

Thaçi deklaroi se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

”Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat” tha Thaçi, përcjell Lajme365.

Presidenti Thaçi i bëri një pyytje  ”A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës?

Rrugën ma prenë.
Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës.
Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi”, shtoi ai, trasmeton Lajme365.
Ndër të tjera Thaçi tha se ai do të përballet me drejtësinë, por jo nga zyra e Presidentit.
”Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.
Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji
dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi./lajme365.com