Thaçi anulon udhëtimin për në SHBA

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, ka bërë të ditur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Specialja.

Grenell përmes një postimi në Tëitter ka bërë publik lajmin për anulimin e takimit, ndërsa në një postim tjetër ka njoftuar se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se  ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.

Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Richard Grenell

@RichardGrenell

We look forward to Saturday’s discussions which will be led by President Vucic and Prime Minister Hoti. https://twitter.com/richardgrenell/status/1275825002458296322 

Richard Grenell

@RichardGrenell

The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.

154 people are talking about this