Thaçi bashkë me Kuçin e Lushtakun shkojnë në pikën zero të kufirit Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Istogut.

I përcjellur nga figura të rëndësishme të PDK-së, Hajredin Kuçi dhe Sami Lushtaku, Thaçi ka vizituar bjeshkët e Istogut përgjatë kufirit Kosovë – Serbi.

“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore”, ka shkruar me këtë rast Presidenti Thaçi në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.