Thaçi: Deklarata e 2 korrikut na bashkoi në rrugën e pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar deklaratën e 2 korrikut të vitit 1990, duke thënë se ai është  moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë.

Thaci përmes rrjetit social Facebook, përcjell Lajme365, ka thënë se deklarta e 2 korrikut si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë. Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica. Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. HTH/lajme365.com