Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të takohet me kryeministrin, Avdullah Hotin.
Takimi mes tyre, siç bëhet e ditur nga Presidenca do të fillojë nga ora 09:00, shkruan Reporteri.
“Në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thekson njoftimi.
Ndërkohë nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen e takimit.