Thaçi e Haradinaj harrojnë inatet, cakrrojnë gotat me verë

Festivali kulturor “HardhFest” i ka bërë bashkë edhe “armiqtë” politik, Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Ata janë parë së bashku në këtë ngjarje duke cakërruar gotat me verë.

Thaçi e Haradinaj, kanë vazhduar qëndrimin së bashku nën shoqërinë edhe të Presidentit shqiptar Ilir Meta. Ky i fundit ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihen pran njëri tjetrit.

“Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019🍇” në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.

Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri”, ka shkruar Meta në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Edhe në disa fotografi të publikuara nga Presidenti Thaç, shihet se qëndrimet e kundërta politike nuk i kanë penguar që të qëndrojnë së bashku.