Thaçi e pret nesër Kurtin, LDK mban mbledhje të Kryesisë (VIDEO)

Nesër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  do ta presë Albin Kurtin e Vetëvendosjes, që ta mandatojë për shef qeverie.

Takimi i parë publik mes dy politikanëve kundërshtarë mes vete, vjen pas tri refuzimeve që Kurti ia bëri ftesës nga presidenca, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Por, muhabeti nuk do të jetë i gjatë, sipas njohësit të kushtetutës, Yll Zekaj, pasi ka vetëm një pikë të rendit. / KlanKosova