Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi para mediave ka thënë se intervistimi do të vazhdojë edhe nesër, transmeton Telegrafi.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi.

Intervistimi i presidentit Thaçi ka zgjatur gjashtë orë./Telegrafi/