Thaçi: Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një videokonferencë para qytetarëve të Kosovës. Ky ishte deklarimi i parë i tij, pas aktakuzës që i është ngritur nga Gjykata Speciale kundër tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për  krime lufte, shkruan LAJME365.

Thaçi deklaroi se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

Presidenti shtoi se ai mund të ketë bërë gabime politike në paqe, por krme lufte asnjëherë, duke thënë se edhe po të kthehet sërish prapa, në kohën e zezë të Millosheviçit, do ti bëntë të njëjtat gjëra.

Të dashur qytetarë,

Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë!

Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar”, tha Thaçi./lajme365.com