Thaçi godet përsëri Vuçiqin: Paqja në Ballkan arrihet vetëm kur shprehet turp për trashëgiminë e Millosheviqit

Presidenti i Kosovës ka vazhduar të kundërshtojë ashpër deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili dje deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

Thaçi dje e kishte quajtur këtë deklaratë skandaloze, duke thënë se nuk mund të ketë marrëveshje pa i pranuar krimet e bëra, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, reagimet e Thaçit kanë vazhduar edhe sonte. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Thaçi ka bërë një krahasim interesant duke shkruar mbi postimin e kancelares gjermane Angela Merkel ku ajo flet për Aushvicin.

Muzeu i Aushvicit në Twitter ka publikuar qëndrimin e kancelares gjermane e cila është shprehur e turpëruar gjatë vizitës së saj në këtë muze.

“Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur ndjenjën e turpit të thellë gjatë vizitës së saj në Muzeun e Aushvicit. “Këto krime janë dhe do të mbeten pjesë e historisë gjermane dhe kjo histori duhet të tregohet pa pushim.”, citon Muzeu i Aushvicit.

Auschwitz Memorial

@AuschwitzMuseum

German Chancellor Angela Merkel voiced a feeling of “deep shame” during her first-ever visit at @AuschwitzMuseum. “These crimes are and will remain part of German history and this history must be told over and over again” https://apnews.com/753a7e1c601e28d2d716a879f5a2edff 

Germany’s Merkel makes her visit to Auschwitz

OSWIECIM, Poland (AP) — German Chancellor Angela Merkel made her first ever visit on Friday to the hallowed grounds of the former Nazi German death camp of Auschwitz, the most notorious site of…

apnews.com

929 people are talking about this

E presidenti Thaçi e ka shfryëtzuar këtë postim për t’iu kundërvënë edhe njëherë Vuçiqit, duke thënë se derisa Merkel denoncon krimin, udhëheqësit serbë me krenari flasin për gjenocidin.

“Ne do të arrijmë paqen për brezat e ardhshëm në Ballkan, kur turpi, asgjë përveç turpit, shprehet kur diskutojmë për trashëgiminë e Millosheviqit”, ka shkruar Thaçi.

“Kancelarja Merkel në një mënyrë dinjitoze foli në Aushvic për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqen për brezat e ardhshëm në Ballkan, kur turpi, asgjë përveç turpit, shprehet kur diskutojmë për trashëgiminë e Millosheviqit.” ka thënë ai. /Lajmi.net/ 

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

Chancellor Merkel in a dignified way spoke at Auschwitz about the shame of past perpetrators. Serbian leaders speak of pride for genocide. We will achieve peace for future generations of all in Balkans, when shame, nothing but shame, is expressed when discussing Milosevic legacy. https://twitter.com/auschwitzmuseum/status/1202983152853168129 

Auschwitz Memorial

@AuschwitzMuseum

German Chancellor Angela Merkel voiced a feeling of “deep shame” during her first-ever visit at @AuschwitzMuseum. “These crimes are and will remain part of German history and this history must be told over and over again” https://apnews.com/753a7e1c601e28d2d716a879f5a2edff 

See Hashim Thaçi’s other Tweets