Thaçi i bindur në suksesin e ekipit olimpik

Presidenti Hashim Thaçi tha se Majlinda Kelmendi dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. “Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik”, theksoi Thaçi në FB.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic.

Ai bashkë me shumë përfaqësues të shteteve evropiane, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Evropiane “Minsk 2019”.