Thaçi: Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira, le të fitoj Kosova

Kosova sot mban zgjedhjet nacionale, në të cilat do të zgjedhen deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Republikë ssë Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në votime për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer, përcjellë IndeksOnline.

Ai ka thënë se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira.

Postimi i plotë:

Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH