Thaçi kërkon mobilizimin e institucioneve, Pretendimet e ish-gjykatësit kryesor të EULEX’it

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka pasur kritika për kryetarin e Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj që thotë se e ka mbajtur të fshehur letrën që ka dërguar ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX’it, Malcom Simmons, e të cilën e ka publikuar dje Gazeta Express.

Thaçi thotë se kjo deklaratë e Simmons përmban pretendime që EULEX’i ka kryer shkelje të rënda.

Deputetja e PDK-së thotë se fshehja e letrën është veprim skandaloz dhe i dënueshëm i kryetarit të komisionit për legjislacion.

Ajo thotë se Kuvendit e institucionet e  hetuesisë duhet të marrin veprime urgjentë për këtëo pretendime të ngritura.

Thaçi e ka publikuar të përkthyer në shqip letrën e Simmons.

Gazeta Express dje ka raportuar për këtë letër, derisa mbrëmë kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve edhe EULEX-i./GazetaExpress/