Thaçi merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, në Bratisllavë të Sllovakisë.

Në “Bratislava Forum” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë, ka njoftuar Zyra e Presidentit.