Thaçi: Njësitë e FSK-së janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është informuar për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Presidenti tha se njësitë e FSK-së tashmë janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.
Thaçi ka shprehur ngushëllime për viktimat që pësuan nga tërmeti dhe ka siguruar Ramën se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Postimi i presidentit Thaçi:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.