Thaçi: Nuk ka gjykatë, tendencë as fabrikim që mund ta njollosë Kadri Veselin dhe luftën e tij

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka dyshim që Kadri Veseli dhe luftëtarët tjetër të UCK-së që janë ftuar nga Gjykata Speciale kanë pasur moralin më të lartë patriotik, politik dhe ushtarak.

“Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë zotin Veseli dhe luftën e tij për çlirim. Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare që mund ta njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me këto pretendime do ta vulosë përgjithmonë dinjitetin e UÇK-së dhe do t’i diskreditojë e nihilizojë përgjithmonë fabrikimet në dëm të saj”, ka thënë Thaçi pas konfirmimit nga Veseli se është i ftuar të paraqitet në Gjykatën Speciale me 4 dhjetor, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ka gjykatë, as vendore as ndërkombëtare ,që do të mund ta rishkruaj historinë, dhe të barazojë viktimën me agresorin”.

Fatin e viteve të gjata të robërisë dhe sundimit të popullit të Kosovës nga Serbia e ka ndryshuar përgjithmonë Ushtria…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, 7 November 2019