Thaçi paralajmëron largimin nga Politika

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmruar largimin e tij nga politika pas përfundimit të mandatit si President i Repunlikës së Kosovës.

Ai në emisionin “ Presing “ tha se pas përfundimit të mandatit do ti kthehet familjes, pasi në këto 20 vite nuk kam kaluar kohë të mjaftushme me ta, tha Thaçi.

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu presidenti tha se pasi te largohet nga politika ai do të punojë  ndonjë punë tjetër, por që do të jetë në shërbim të Kosovës, pasi që pas shpalljes së pavarësisë nuk ka pasur ndonjë aspiratë tjetër.

“Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, shtoi Thaçi.