Thaçi pas takimit me Vuçiqin të ndërmjetësuar nga Macroni: Kosova e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, “në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë ditës apritmas i ka ftuar në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”. Sipas “Blicit”, Vuçiqi e lëshoi panelin mbi multilaterizmin në kuadër të Forumit, që të merrte pjesë në bisedën me presidentin francez.

Macron mbrëmë kishte pasur takime bilateral me Vuçiqin dhe me Thaçin.

Por ai kishte shfaqur dëshirën që sërish të takohej me Vuçiqin, e pastaj edhe me Vuçiqin e me Thaçin bashkërisht, citon “Blic” burimet diplomatike nga Parisi.

Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë tash e një kohë. / Koha.net.