Thaçi përkujton masakrën e Lybeniqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit. Sipas tij, krimet e tilla të forcave policore dhe ushtarake serbe kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen.

Postimi i plotë i presidentit Thaci: 

“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”.