Thaçi takon Ambasadorët e QUINT-it, jepen detaje çka u biseuda në takim

Presidenti Hashim Thaci ka shtyrë paksa takimet konsultative me partitë politike, që i pati paralajmëruar për sot. Ato pritet të mbahen gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë, i pari i vendit ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ata janë parë teksa futen në pjesën e Presidencës që ndodhet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim me ambasadorët nuk është paralajmëruar fare, ndërkaq takimet me disa prej partive tanimë janë të konfirmuara. LDK, AAK e Nisma janë deklaruar se do të shkojnë në konsultime tek Presidenti Thaci, ndërkohë që PDK nuk ka dhënë përgjigje pa marrë ftesë zyrtare. Lëvizja Vetëvendosje edhe publikisht e ka refuzuar një takim të tillë.

Në një njoftim për media Zyra e Presidentit ka njoftuar se Thaçi ka takuar ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për ti informuar për hapat që do ti ndërmerr pas shkarkimit të QEverisë Kurti nga KUvendi i Kosovës javën e kaluar.

Në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Presidenti Thaçi shtoi se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ky është njoftimi nga Zyra e Presidentit :

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.

Në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se “pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”.

Presidenti Thaçi shtoi se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën jemi futur, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës.

Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.