Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,tha se Kryeimistri Albin Kurti e ka shkelur rëndë kushtetutën me vendimin për kufizimin e levizjes, pa e shpallur gjendjem e jashtëzakonshme.
“Ne jemi në orë policore, me vendim anti-kushtetutes dhe ne kemi një kryeministër që ka shkelur rëndë kushtetutën”, është shprehur Thaçi në Pressing.
Poashtu, Thaçi e quajti vendim të rrezikshëm, vendimin e Kurtit për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
“Unë mendoj se është një pamençuri që ka cuar drejt një vendimi të rrezikshëm. Qeveria Kurti ka bërë një shkelje të rëndë”, shtoi Thaçi.