Thaçi uron Pashkët: Ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkëve.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, të festojnë në shtëpi me të dashurit e tyre.

“Gëzuar Pashkët katolike, një ndër festat më të mëdha për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara, si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor. Në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj.

Duke pasur konsideratë për njëri-tjetrin kontribuoni në mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve. Ky solidarizim është mënyra më e mirë e kundërvënies ndaj kësaj të keqeje globale. Duke e mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Uroj që të kalojnë sa më shpejt këto ditë të vështira për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.