Thaçi viziton varrezat e Jasharajve në Prekaz

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Prekaz, me ç’rast ka bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari.

Ai ka thënë se dielli do të lindë përsëri.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.