Thaçi tregon a do të jap dorëheqje nga posti i Presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një videokonferencë para qytetarëve të Kosovës. Ky ishte deklarimi i parë i tij, pas aktakuzës që i është ngritur nga Gjykata Speciale kundër tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për  krime lufte, shkruan LAJME365.

Thaçi deklaroi se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

“Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat.

Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.
Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji
dhe do të përballem me akuzat”, tha ai./lajme365.com