The Guardian: Askush nuk mund të nënvlerësojë përfaqësuesen e Kosovës

Paraqitjet e mira të kombëtares së Kosovës në futboll nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së mediave më të njohura ndërkombëtare.Në një prezantim të zhvillimeve kryesore të dy xhirove të kualifikimeve për kampionatin europian dhe gjysmëfinaleve e finaleve të Europa League, gazeta britanike ‘The Guardian’ e vë kombëtaren e Kosovës në mesin e pikave kryesore.Gazeta raporton se kosovarët bënë një emër për veten e tyre.

Gazeta thekson edhe vendimin e federatës angleze të futbollit që ndeshjen ndaj Kosovës të mos e zhvillojë në stadiumin e zakonshëm të tyre, Wembley, por ta zhvendosë në stadiumin St Mary në Southampton.Askush nuk mund t’i nënvlerësojë ata në fushë, shkruan The Guardian.

Fitorja e së hënës 3-2 ndaj Bullgarisë, e vulosur në 92-minutësh nga goditja me kokë e Elbasan Rashanit, e solli Kosovën në ndeshjen e 14-të pa humbje. Së paku, Kosova duhet të luftojë ndaj Republikës Çeke për vendin e dytë në grupin A.

Ekipi i Challandes ka fituar në Sofje pavarësisht mungesës për shkak së Arbër Zenelit, një nga dy lojtarët e tyre yje të krahut; një tjetër, Milot Rashica, doli në skenë me një gol dhe një asist. Ata mund të mos e mbushin Wembleyn por është e vështirë të mendosh për një skuadër ndërkombëtare më të këndshme në Evropë për momentin, shkruan The Guardian.