Thellohet bashkëpunimi Rusi – Turqi, 3.8 milionë turistë rusë në Antalja

Afërsia politike në mes Rusisë dhe Turqisë tashmë ka filluar të tregojë efekte pozitive, posaçërisht për ekonominë turke.

Vetëm në 8 mujorin parë të këtij viti, në qendrën turistike të Turqisë, në Antalja, kanë qëndruar mbi 3.8 milionë turistë rusë.

Larg nga shifrat e turistëve rusë, Antalja në këtë periudhë është vizituar nga rreth 600 mijë turistë ukrainas, rreth 530 mijë anglezë dhe rreth 400 mijë turistë polakë.

Viteve të fundit ka një përafrim të theksuar të bashkëpunimit në mes Rusisë dhe Turqisë, posaçërisht në sektorin ushtarak, me ç’rast Turqia ka blerë sistemet ruse të mbrojtjes raketore S-400 përkundër refuzimit të SHBA-ve dhe NATO-s.