Thellohet epërsia e Imamoglu në Stamboll?

Publikime të shumta në rrjete sociale të qytetarëve të Stambollit dëshmojnë për thellim të epërsisë së kandidatit opozitar, Ekrem Imamoglu ndaj kandidatit të partisë së Presidentit turk Erdoga, Binali Yildirim, në garën për Kryetar të Stambollit.

Në garën për të parin e Stambollit, nga 31,186 kuti të votimit, janë numëruar 79.5% e kutive.

Image

Sipas rezultateve që paraqiten në këtë fotografi të publikuar në rrjete sociale,
Ekrem Imamoglu prin me 53% të votave derisa kandidati i AKP-së, Binali Yildirim ka marrë 46% të votave.

Zgjedhjet për Kryetar të Stambollit paraqesin rëndësi jetike për fatin politik të Erdoganit dhe të ardhmen politike të Turqisë. Kariera politike e Erdogan kishte marrë hov pikërisht duke u zgjedhur kryetar i Stambollit në vitin 1994.

Humbja eventuale e zgjedhjeve të Stambollit nga partia e Presidentit Erdogan, nga analistët cilësohet se do të ishte një goditje e madhe politike për të.