Themelohet Asambleja e Fëmijëve në Istog

Është mbajtur sot mbledhja inauguruese e Asamblesë së Fëmijëve në Komunën e Istogut në kuadër të aktiviteteve të cilat po zhvillohen për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori.

Pjesë e kësaj mbledhje inauguruese ishte edhe Kryetari i Komunës Haki Rugova i cili uroj fëmijët e përzgjedhur për këtë asamble duke ju uruar punë të mbarë. “Kërkoj nga ju që të ngrini zërin tuaj për pakënaqësitë e juaja qoftë për komunën si institucion, qoftë për shkollat për nga vini ju” u shpreh kryetari Rugova.

Sanije Mavraj, Kordinatore për të Drejta të Njeriut njoftoj Asamblenë e Fëmijëve për detyrat dhe përgjegjësit që dalin nga dokumentet e të drejtave të njeriut. “Kjo Asamble ka për detyrë që të formoj komisionet vepruese të asamblesë që kanë për detyrë të përfshin sferat si: shëndetësisë, braktisja e shkollimit, transparencën, sigurinë në shkolla. Kjo asamble është shembulli me i mirë i përfaqësimit gjinor meqenëse përfaqësimi gjinor i nxënësve është sipas ligjit për barazi gjinore dhe është dëshire e imja që kjo të zbatohet edhe në ligjin zgjedhor”, u shprehSanije Mavraj.

Kryetare e Asamblesë së Fëmijëve u zgjodh Bleona Kurtaj nga SHFMU ”Bajram Curri” në Istog, nënkryetare Krajeta Januzaj nga SHFMU “Hysni Zajmi” Vrellë si dhe sekretarë i Asamblesë u zgjodh Bleon Salihaj nga SHFMU “Nder Mjeda” Rakosh.