Theresa May e pesta në zgjedhje

Partia e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, sipas reulutateve preliminare të publikuara nga BBC, ka dalë e pesta në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Sipas rezultateve nga rreth 35% e votave të numëruar, Partia Brexit e udhëhequr nga Nigel Farage udhëheq me rreth 30% të votave e pasuar nga Partia Liberale me rreth 21%. Partia Konservatore e Kryministres Britake sipas këtyre rezultateve preliminare ka arritur të fitojë vetëm 8.6% të votave të britanikëve duke u renditur e pesta.